Pyetja e Kastriot Çaushit për vëllezërit Gjasula në spektaklin “Kampionët” në Tv Klan iu drejtua Jurgenit. I ulur pranë tij, Çaushi pikasi tatuazhin e veçantë të djalit të madh të familjes që i tërhoqi vëmendjen. Duke treguar krahun, Jurgeni zbuloi dy portretet e veçanta dhe i shoqëroi me një batutë.

Kastriot Çaushi: Ka një tatuazh shumë të bukur këtu te dora e majtë.

Jurgen Gjasula: Është mamaja.

Kamera fokuson tatuazhin.

Marina Vjollca: Oh sa bukur!

Jurgen Gjasula: Kam dhe babin. Para se të martoheshin.

Kastriot Çaushi: I ke dashur më shumë sesa vëllai. Ai nuk ka asnjë. I keni ndarë këto gjëra.

Jurgen Gjasula: Ky është më shumë ‘good guy’, unë jam ‘bad guy’./tvklan.al