Goli i shënuar në barazimin 2 – 2 mes Basel dhe Young Boys e përfshiu Taulant Xhakën në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Mesfushori shqiptar nuk i dha mundësinë portierit kundërshtar të reagonte me goditjen e tij nga jashtë zonës.
Basel këtë sezon ka fare pak mundësi për të fituar titullin, por synon vendin e dytë që të jep të drejtën të marrë pjesë në turin e tretë kualifikues të Champions League. Paraqitje e pamjaftueshme për afrimin e re në Kombëtare, Bujar Likën. Grasshoppers i tij u mund të shtëpi me rezultatin 2 – 0 nga Thun, ndërsa mbrojtësi shqiptar u bë pjesë e formacionit të dështimeve për javën e 27.
Në Serie B, në Itali, Bari i Migjen Bashës mundi me rezultatin 2 – 1 Avellino. Sfida edhe pse nisi me golin e Armando Vajushit nuk solli pikë për ekipin e shkodranit. Për këtë trajneri Walter Novellino u zëvendësua nga Claudio Foscarini. Ndërsa Avellino luan për mbijetesë, Bari synon rikthimin në Serie A.
Tv Klan