Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mijra shqiptarë të Kosovës kanë depërtuar sot në zonën juglindore të vendit, duke u vendosur së pari në qytetet Korçë dhe Pogradec. Rreth 10 mijë të ardhur nga Maqedonia përbëjnë pararojën e rreth 40 mijë të tjerëve të cilët mbeten prej ditësh në kufirin Kosovë – Maqedoni duke mos u lejuar nga autoritetet maqedonase.

Sipas të dhënave të deri tanishme rreth 115 mijë shqiptar të Kosovës kanë kaluar përmes Maqedonisë duke kërkuar strehim në vende të tjera. Ndërkohë që në shqipëri numri i të mbrriturve sipas ministrit të Informacionit Musa Ulqini ka arritur në shifrën e rreth 300 mijë vetëve. Sot rreth një mijë vetë janë sistemuar në qytetin e Pogradecit ndërsa 9 mijë të tjerë në qytetin e Korçës.

Sot Korça ka marrë pamjen e shumë përfolur të këtyre ditëve në qytetin e  Kukësit, ku numëri i të ardhurve mbetet i panumërt. Drejtuesit lokal kanë apeluar për ndihmë nga qeveria dhe organizmat humanitare, për të mënjanuar kaosin dhe katastrofën e paralajmëruar humanitare. Shumë prej të ardhurve nga Maqedonia sot në Korçë kanë pasur probleme shëndetësore. Ndërkaq kampi i madh në kufirin Maqedono-Kosovar sipas medias ndërkombëtare është boshatisur./tvklan.al

Gazetar – Aleksandër Çipa