Lajme Arkiva 2004

Monedha e përbashkët Euro, humbi sërish terren ndaj dollarit amerikan duke shënuar nivelet më të ulëta të dy javëve të fundit.

Zyrtarë të lartë evropian vazhdojnë sërish të shprehin shqetësimet e tyre ku dhe komentet më të fundit, ishin ato të guvernatorit të Bankës ë Belgjikës, ku theksohej se një valë tjetër e rritjes së Euros ndaj dollarit amerikan do të rrezikonte ringritjen ekonomike të Evropës.

Por rritja e kërkesës konsumatore në shkallë  globale ka kompensua në një farë mase efektet negative të forcimit të shpejtë të Euros mbi eksportet.

Tërheqja e monedhës së përbashkët nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave mendohet të jetë edhe nj likuidim pozicionesh nga ana e investitorëve, pas rritjes së pandërprerë që prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas informacioneve të bankës Italo-shqiptar në tregun tonë të brendshëm valutor janë reflektuar lëvizjet e ditëve të fundit në tregjet ndërkombëtare, duke bërë që Dollari amerikan të fitojë pikë ndaj lekut, ndërkohë që monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar ndaj monedhës së përbashkët Euro./tvklan.al