Lajme Arkiva 2004
Monedha e përbashkët evropiane arriti të vlerësohej sërish ndaj dollarit amerikan duke shënuar nivelet më të larta të javës, pasi Banka Qendrore Evropiane ashtu siç pritej gjerësisht nga tregjet financiare la të pandryshuara normat e interesit për Euron.
Monedha e përbashkët evropiane ka qenë në presion javën e fundit pas rritjes së spekulimeve se banka qendrore evropiane mund të ul normat e interesit për të mbështetur ringritjen e brishtë të ekonomisë evropiane.
Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët u shkëmbye në nivelet 1 Euro baras me 1.23 Dollarë.
Sipas informacioneve të bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje në raportet e lekut ndaj dy monedhave kryesore në tregun tonë, ndërkohë që monedha jonë kombëtare ka humbur pikë ndaj sterlinës angleze./tvklan.al