Lajme Arkiva 2004

Monedha e përbashkët evropiane shënoi një rritje të lehtë ndaj Dollarit amerikan në një kohë që investitorët janë në pritje të të dhënave të tjera mbi ekonominë amerikane. Gjithashtu edhe stërlina angleze arriti të rikuperonte terren ndaj Dollarit amerikan.

Në orët Evropiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 Euro baras me 1.19 dollarë duke dalë nga nivelet më të ulëta të 5 muajve të fundit, ndaj dollarit amerikan, të shënuara përgjatë kësaj jave.

Sipas informacioneve të bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, fundjava shënon lëvizje të lehta në raportet e monedhës sonë kombëtare, ndaj dy monedhave kryesore, duke bërë që leku të fitoj pak pikë ndaj dollarit amerikan ndërkohë që është zhvlerësuar lehtësisht ndaj euros./tvklan.al