Lajme Arkiva 2004
Dollari Amerika u shkëmbye në nivelet më të ulëta të dy javëve të fundit ndaj Euros dhe Jenit pasi shqetësimet e investitorëve rreth çmimeve të larta të naftës dhe ndikimit që do të kenë mbi ekonominë amerikane vazhdojnë të mbajnë nën preson dollarin.
Humbjet më të mëdha të Dollarit amerikan kanë ardhur nga monedhat me kthyeshmëri të lartë në treg. Kështu të martën Dollari amerikan humbi gati 1% ndaj sterlinës dhe 1.7 % ndaj Dollarit australian, ndërkohë që sot të dy këto monedha fituan sërish terren ndaj dollarit amerikan duke u vlerësuar me 0.3%.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtarë është mbiçmuar sërish ndaj monedhës amerikane, në një kohë që leku është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj Euros./tvklan.al