Mesfushori i Francës Jusuf Fofana mendon se ndaj Spanjës duhet pasur kujdes nga dy talentet e sulmit, Lamine Yamal dhe Niko Uilliams.
Sipas tij, rreziku në sfidën gjysmëfinale të Euro 2024 mund të vijë nga çdo lojtar, e në çdo moment.
“Sa i përket Spanjës, rreziku mund të vijë nga kudo. Janë këta të rinjtë Niko Uilliams dhe Lamine Jamal që kanë pasur një sezon mjaft të mirë dhe kanë një shkallë të lartë përmirësimi dhe shpresoj që të mos ta gjejnë veten në sfidën e së martës”.
Ndërsa sulmuesi i “Les Blues”, Kolo Muani tha se i gjithë ekipi ishte përgjegjës për të përmirësuar efiçencën përpara porte të kapitenit Kilian Mbape, ndërsa shtoi se ishte diçka natyrale për sulmuesin 25-vjeçar të ishte kapiteni i ‘gjelave’.
“Është natyrale për të të jetë kapiten. Ka këtë dhuratën pë të mbajtur ekipin mbi supe. Mendoj se është krijuar për këtë. Ai jep ide, këshillon ekipin, lojtarët. Mendoj se grupin do ta çojë përpara. Mendoj se ndeshjet do bëhen edhe më të vështira deri në fund. Do të luajmë kundër një prej ekipeve më të mira të kompeticionit, që bën futboll mjaft të bukur. Por ne na pëlqejnë ndeshjet e mëdha. Do jemi gati”.
Franca ka marrë shumë kritika në këtë kampionat europian për shkak se ka çaluar në realizimin e golave, me ekipin që nuk ka kënaqur edhe me lojën e bërë në fushë. Por për trajnerin Didie Deshomps, rëndësi ka që skuadra është në garë.
Klan News