Prezantuesi i motit në “Fox News” ka bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë, të çuditshëm dhe të tmerrshëm për shikuesit e tij vetëm disa orë përpara se uragani “Matthew” të godiste Floridan.
Shep Smith, teksa po shpjegonte se uragani po lëvizte 20 milje në perëndim, në një moment, ai tha:
“Ju do të vdisni dhe fëmijët tuaj do të vdesin! Ju nuk mund ti mbijetoni atij.
Autoritetet janë duke ju thënë vazhdimisht njerëzve në zonat e evakuimit të largohen. Megjithatë, disa kanë refuzuar por autoritet i kanë paralajmëruar se janë duke luajtur me jetën e tyre. Por, ju mund të shihni për veten tuaj që të mos përfundoni keq”.
Pas katastrofës së shkaktuar në Haiti, stuhia Matthew, ka goditur sëfundmi edhe brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara. Fillimisht nga efektet është prekur Florida, ndërkohë që stuhia pritet të avancojë edhe në Georgia si dhe në Karolinën e Jugut.
Këto shtete kanë shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme. Zyrtarët njoftojnë se 2 milionë persona janë evakuuar./tvklan.al