Kromidha: Fakulteti i gjuhëve te huaja ka mbi 730 kuota studimi
Teksa jemi në fazën e trete te raundit te pare te regjistrimeve ne Universitete, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mbetet i preferuar nga studentët. Mbi 730 kuota janë në dispozicion të të rinjve sipas dekanes së këtij fakulteti, Esmeralda Kromidha.
“Në fakultetin e gjuhëve të huaja janë 735 kuota dhe kemi rreth 3500 aplikime. Ky fakultet ofron programe në të cilat ata kanë mundësi të përfitojnë dije dhe aftësi dhe mund të punojnë si në Shqipëri dhe në të gjithë botën falë kontaktit që kanë me gjuhën dhe kulturat e ndryshme, por falë edhe specialiteteve që ata përftojnë këtu si përkëthimi, mësuesia etj”, është shprehur Esmeralda Kromidha.
Të rinjtë kanë mundësinë të përzgjedhin një nga 8 programet e studimit që ofron ky fakultet
Sipas dekanes vitet e fundit ka patur dhe risi sa i përket Gjuhëve të Huaja
“Është bërë një punë shumë e madhe për të ndërkombëtarëzuar programet dhe këtë vit kemi edhe program të ri të Bachelor në përkëthim greqisht, anglisht me universitetin Ionian të Korfuzit”, është shprehur Kromidha.
Raundi i parë i regjistrimit në Universitetet e vendit do të jetë i hapur deri më 15 Shtator.
Klan News