Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Bulqizë pasditen e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se është qëlluar me armë në drejtim të një makine të parkuar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Uniformat blu ka identifikuar autorin e dyshuar, F.T., i cili qëlloi me armë në drejtim të makinës së A.P.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet për ngjarjen.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË BULQIZËS:

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë,  shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar,  në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al