Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas raportimeve nga gazetarja e Klan News, Daniela Zisi bëhet e ditur se në momentin e zjarrit pronari i banesës i cili jeton i vetëm, nuk ka qenë në shtëpi.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimit Zjarrfikës, ka vënë nën kontroll zjarrin, i cili shkaktoi dëme të mëdha në banesë.

Ndërkohë nga hetimet rezulton që një shkëndijë elektrike mund të jetë shkaku i rënies së zjarrit./tvklan.al