Punimet për projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana po vijojnë me intensitet.
Paraditen e të mërkurës Bashkia e Tiranës prishi disa objekte të tjera pa leje në zonën e Astirit, që shërbenin kryesisht për qëllime biznesi.
Pronarët e këtyre ndërtesave nuk kanë kundërshtuar, madje në mënyrë vullnetare kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe orendive për të mundësuar më pas prishjen e ndërtimeve.
Njëra prej ndërtesa, ishte dy katëshe dhe me një sipërfaqe rreth 700 metra katror.
I në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe banorë të tjerë të kësaj zone që kanë bashkëpunuar me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, duke larguar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake.
Tv Klan