Lajme Arkiva 2003

Në Teatrin Kombëtar shumë shpejt do të shfaqet premiera e autorit Martin MacDonagh, “Lejtanti i Inishmor-it”. Konkursi e shpallur për regjisorët e rinj, për vënien në skenë të shfaqjes e ka fituar Genti Bejko, një regjisor i njohur më parë edhe për vënien në skenë të komedisë Herkuli.

Tashmë ai ka filluar punën me trupën e aktorëve të grumbulluar prej tij dhe aktualisht ata janë në fazën e ndërtimit të mizanskenave.

“Lejtanti i Inishmor-it”, është një komedi e zezë tepër e mençur e ndërtuar mbi subjektin tabu të mizorisë ndaj kafshëve dhe sjelljet e çuditshme të paraushtarakëve irlandez.

“Pasioni i tyre për punë të bën shumë përshtypje. Unë uroj që këtyre djemve të rinj, ky profesion të mos u kthehet në një zanat të rëndomtë, siç ndodh shpesh me aktorët kur ata kalojnë një stazh të gjatë pune”.

Gazetarja: Si ju duket kjo si komedi? Çfarë mendoni se do ju sjellë ajo interesante për publikun?

“Unë nuk mendoj se është në atë tip komedish që të gajasin, sesa nga ato tip komedish që më tepër të bëjnë të mendosh dhe të reflektosh për atë që shikon”.

Një nga personazhet kryesor dhe më simpatik të komedisë “Lejtanti i Inishmor-it” është edhe Patriku, ai interpretohet nga aktori Elvis Pupa.

Elvis Pupa: Është një personazh i cili ndryshon shumë, tërhiqet nga instinktet, pra gjithçka ndodh në bazë të instikteve,  nga emocionet që ai merr konkretisht dhe në moment dh pastaj interpreton instinktivisht karshi atyre, pra është sa i dhunshëm, sa i vrullshëm, sa gjakësor, aq edhe i ndjeshëm, aq edhe emocional, aq edhe i ngrohtë. Domethënë është një personazh i cili ndryshon shumë dhe këtu është vështirësia, gjithashtu edhe favori sepse është një personazh i cili nuk të qëllon ta luash shpesh, është një personazh që vërtet është një sfidë./tvklan.al