ARRSH: Në asnjë rrugë nuk ka probleme, po hidhet kripë
I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta disa gradë nën zero.
Sinoptikanët parashikojnë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e mbërthyer nga i ftohti ekstrem dhe reshjet e dëborës edhe gjatë javës së ardhshme.
Autoriteti Rrugor thotë se deri tani, në asnjë aks nacional nuk janë shfaqur probleme dhe po vijohet me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat e bllokimet.
“ARRSH menaxhon 3700 km të rrjetit rrugor kombëtar. Ky rrjet i është nënshtruar kontratave të mirëmbajtjes dhe tani gjatë sezonit dimëror. Në situatën aktuale asnjë nga akset kombëtare nuk është i bllokuar aktualisht”.
Edhe disa segmente rrugore malore po mirëmbahen përmes kontratave të nënshkruara me ARRSH.
“ARRSH ka lidhur 8 kontrata emergjence për mirëmbajtjen e disa segmenteve rrugore që u shtuan së fundmi me një vendim të km. 3 nga këto kontrata janë në zonat malore mbi 1300 metra të cilat kërkojnë mirëmbajtje dimërore të veçantë. Bëhet fjalë për rrugën Bogë-Theth që ndodhet në një lartësi 1700 metra, rruga e Zapodit-Shishtavec, dhe Lekbibaj në Tropojë”.
Megjithatë, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes me qarkullimin gjatë orëve natës dhe të para të mëngjesit për shkak të ngricave që mund të shkaktohen.
Tv Klan