Tentativa për të zhvatur Paul Pogba i ka kushtuar probleme me ligjin vëllait të futbollistit francez. Mathias Pogba u dënua me 3 vite burg nga Gjykata e Parisit, pasi në bashkëpunim me 5 persona të tjerë u shpallën fajtor për zhvatje të organizuar dhe tentativë zhvatjeje të mesfushorit.
Ai nuk do të qëndrojë pas hekurave, por duhet të mbajë një byzylyk elektronik për një vit. Mathias Pogba, 34 vjeç, luajti futboll për Guinean dhe klubet e divizionit të ulët në Evropë.
Pesë të pandehurit e tjerë, disa prej tyre miq të fëmijërisë, u dënuan nga tre deri në tetë vjet. Paul Pogba, i cili luajti për klubin anglez Manchester United dhe Juventusin denoncoi rastin, duke konfirmuar se kishte qenë objektivi i zhvatjes në Mars 2022 dhe se ai u kishte dorëzuar 100,000 Euro pas kërcënimeve të shumta.
Paul Pogba fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, ndërsa është i ndaluar të luajë deri në muajin Mars pasi doli pozitiv për substancën që rrit nivelet e testosteronit. Tani 31 vjeç, ai shpreson të ringjallë karrierën e tij pasi Juventus njoftoi se ai dhe klubi kishin rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën.
Ai luajti për herë të fundit për Francën në vitin 2022 dhe operacioni në gju e pengoi të luante në Kupën e Botës në Katar.
Klan News