Arrest në burg vendosi Gjykata e Durrësit për Fatjon Janinën, 39 vjeçari i cili akuzohet për vrasje me dashje të fqinjit 82-vjeçar, Paulin Gina.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 Dhjetor në lagjen 16 të qytetit bregdetar ku i ri masakroi me thike dhe çekiç fqinjin e tij për shkak të mos shlyerjes së borxhit prej 200 mijë lekësh të reja.
Mësohet se Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij se shkaku i konfliktit që përfundoi me pasoja fatale ishte mos shlyerja e borxhit.
Tv Klan