Punonjësit e Policisë në Shkodër shpëtojnë jetën e një 83- vjeçari. Ai tentoi të vetëmbytej në Bunë, por ndërhyrja në kohë e policëve me anë të varkës bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete nga uji të të moshuarit.
Policia e Shkodrës parandalon aktin e vetëflijimit të një të moshuari në prag të ndërrimit të viteve. 83-vjeçari tentoi të vetëmbytej duke u hedhur në lumin Drin nga ura e Bahçallëkut.
Me anë të varkës, punonjësit e policisë jo vetëm vepruan profesionalisht, por shkuan përtej detyrës duke treguar edhe humanizmin e tyre për të shpëtuar një jetë. Ata e nxorrën me shenja jete nga ujrat e ftohta të Bunës 83-vjeçarin.
Policia thotë se ai u transportua me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Vetëm pak ditë më parë, një tjetër persona u hodh nga ura e Bunës, por falë ndërhyrjes së dy efektivëve të policisë, sapo mbërritën në vendngjarje, ai arriti të shpëtonte.
Klan News