Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë Klodian Çypi dhe Kleotild Bardhi, dy nga autorët e tentativës së grabitjes në Prush.
(Në foton e dytë, Klodian Çypi. Personi i dyshuar si drejtues i një grupi grabitësish)


Ata janë arrestuar sot nga Policia, ndërkohë që vijojnë kërkimet për personat e tjerë.
Kujtojmë se grabitja e dështuar ndodhi më 9 Dhjetor të vitit të kaluar, ku një grup prej 4 personash të armatosur tentuan të grabisnin banesën e të moshuarve në Prush. Ishin forcat policore që mbërritën në vendngjarje, që parandaluan këtë krim. Megjithatë autorët qëlluan me armë zjarri ndaj tyre./tvklan.al