Aktorja e telenovelave meksikane e cila u bë e njohur nga të gjithë shqiptarët me rolin e “Teresës”, Angelique Boyer, ka dhënë një lajm që ka trishtuar dhe zhgënjyer të gjithë fansat e saj.
32-vjeçarja është shprehur se ka vendosur të shkëputet nga televizioni për një kohë. Pasi të përfundojë xhirimet e serialit “Imperio de Mentiras”, ajo ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në asnjë projekt të ri televiziv.
“Dua t’i jap vetes pak pushim, edhe pse nuk dua. Nuk do jem në ekran, të paktën për 1 vit”, është shprehurAngelique Boyer./tvklan.al