Liderët politik dhe institucional të Kosovës kanë përshëndetur zgjedhjen e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Amerikës. Në një konferencë për mediat  kryeministri Hashim Thaçi tha se Barack Obama është mishërim ëndrrës Amerikane.

Hashim Thaçi: “Zgjedhja e presidentit të 44 të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës dhe liderit të botës së lirë dhe demokratike po shënon një histori të re në historinë botërore. Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Amerikës Barack Obamës është mishërim i drejtpërdrejtë ëndrrës Amerikane. Shtetet të Bashkuara Amerikës edhe një herë i dhanë leksion botës për vlerat e larta demokratike, ne jemi të sigurt që politika e jashtme amerikane karshi Kosovës do të vazhdojë të mbetet konsistente dhe besojmë fuqishëm në thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive tona, 2 popujve tanë.”

Në Prishtinë besojnë se ndërrimi i pushtetit në Uashington nuk do të ndryshojë edhe politikën e SHBA-së ndaj Kosovës./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki