Ministria e Brendshme njofton se, duke filluar nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.
Ndryshimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit, duke i siguruar akses të barabartë dhe të thjeshtë për të marrë dokumentet e nevojshme.
Për aplikimet, shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë duhet të paraqiten pranë përfaqësive diplomatike.
Tv Klan