Policia: Shkak mungesa e energjisë elektrike

Sistemi TIMS që regjistron të dhënat e qytetarëve në  pikat  e kalimit kufitar në vendin tonë ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së shtunës. Policia e Shtetit deklaroi zyrtarisht se, ky problem ndodhi për shkak të mungesës së energjisë elektrike duke nxjerrë jashtë funksionit sistemin e regjistrimit për rreth 1 orë. 

Sipas policisë, gjatë kësaj kohe, nuk ka patur ndonjë problem pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka pasur lëvizje udhëtarësh. Aktualisht sistemi TIMS është në funksion të plotë në të gjitha pikat kufitare dhe në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit.

Tv Klan