Kjo urë ekologjike e ndërtuar për të lidhur ishullin Zvërnecit me pjesën tjetër tokësorë ka mundësuar për herë të parë edhe zhvillimin e një koncerti në manastirin e Zvërnecit.
Jo vetëm pamja e Zvërnecit, por edhe tingujt e Koncertit “Tinguj jete mes tokës dhe detit” u shijua edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja.
Kryebashkiaku i Vlorës, nuk e fshehu entuziazmin kur tregon se në ishull zhvillohet për herë të parë një koncert.
Po ashtu edhe konsullja e Italisë në Vlorë e pranishme në këtë event, përshëndeti organizatoret e këtij koncerti.
Koncerti i dirigjuar nga Aulon Naçi, solli emocion për të pranishmit që shijuan njëherësh tingujt e muzikës në mesin e natyrës.
Tv Klan