Me këtë spektakël fishekzjarrësh mbërriti Viti i Ri 2025. Qindra qytetarët që e priten në shesh ndërrimin e viteve, mes muzikës, festës dhe trokitjeve të gotave me më të dashurit e tyre.

Mes kësaj atmosfere të ngrohtë, qytetarët urojnë për më shumë shëndet, prosperitet dhe begati gjatë 2025.

Nuk mungoi as këtë viti kryetari i Bashkisë së Tiranës, për të bërë numërimin mbrapsht dhe për të përcjellë urimin e tij si çdo fundvit. Më pak xhelozi dhe stërkëmbësha dhe më shumë dashuri, ishte mesazhi që dha.

Tirana me atmosferën elektrizuese i mikpriti të gjithë, edhe të huajt që e zgjodhën enkas për festën e fundvitit. Nuk janë aspak të zhgënjyer për zgjedhjen që bënë.

Për të ndjekur festën, spektaklin e gjatë të fishekzjarrve dhe koncertin traditë, Tiranën e zgjodhën edhe qytetarë nga rrethet, dhe shqiptarë që jetojnë jashtë.

Në këtë atmosferë të ngrohtë, me dritat festive, edhe ne i bashkohemi urimeve që 2025-a të jetë vit i bekimeve.

Tv Klan