Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Incidenti i djeshëm i ndodhur në ambjentet e Konfrencës Socialiste Tiranas, do të jetë një nga temat e mbledhjes së fundit të kryesisë aktuale të PS para Kongresit, mbledhje e cila do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Pandeli Majko. Këtë problem pritet ta paraqes përpara anëtarëve të kryesisë socialiste ish-kryefinancieri Arben Malaj.

Malaj ka dencuar mbrëm para Ministrit të Rendit dhe kryesocialistit të Tiranës Spartak Poçi, praninë në ambjentet e Konferencës të Tiranës të trupave speciale të policisë së Vlorës, sipas Malaj të veshur civilë dhe të armatosur. Do të kërkohet statusi i këtyre personave, lidhjet me të tjerë dhe të nxirren përgjegjësitë përpara Kongresit të 3 të PS.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë aktuale socialiste, si dhe në mbledhjen e fundit të KPD socialiste, nesër paradite pritet të shqyrtohen listat e delegatëve dhe propozimet e grupeve të punës për ndryshime në statutin dhe programin e PS. Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë dalë emrat e 62 delegatëve socialist të Tiranës për në Kongresin e 3 të kësaj partie.

Në renditjen ende të pa shpallur zyrtarish nga drejtuesit aktual të PS së Tiranës, nuk figurojnë si delegatë në Kongres emra të njohur si nënkryetari i FRESH-it Braçe, Prefektja e Tiranës Çeço, anëtarja e KPD socialiste Monika Kryemadhi, deputetët Limoz Dizdari, Enver Reçi dhe mjaft deputet të tjerë socialist të Tiranës. Megjithatë raporti i forcave mes dy rivalëve për kreun e PS, kryeministrit Pandeli Majko dhe ish-kryetarit socialist Fatos Naono, do të duken vetëm në përfundim të Kongresit të 3 të kësaj partie më 10 Tetor./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame