Ngrini kokën lart, shikoni qiellin dhe përshëndesni Hënën e re të Tokës… edhe pse fatkeqësisht nuk mund ta shikoni dot.
Të martën, Qendra e Planeteve të Vogla në Bashkimin Astronomik Ndërkombëtar dha lajmin se planeti jonë është shtuar me një hënë të re natyrale, pasi një asteroid hyri në orbitën e Tokës tre vite më parë.
Asteroidi, fillimisht u emërua me emrin 2020 CD3. Mendohet se ka një diametër 1.8 deri në 3.6 metra.
Vëzhgimet për oobjektin e përkohshëm u dokumentuan në një revistë shkencore. Sipas ekspertëve, objekti është “përkohësisht i lidhur me Tokën”. 2020 CD3 u zbulua më 15 Shkurt nga astronomët e Universitetit të Arizonas./tvklan.al