Brenda pak vitesh vendi ynë do të ketë specialist të shkëlqyer në të gjitha fushat. Kjo falë ambicies së studentëve shqiptarë, por edhe nismës së kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, e cila në bashkëpunim me projektin e OSBE-së për mbështetje të Parlamentit Shqiptarë ndihmojnë studentët të kryejnë studimet mastar në Kolegjin Evropian në Belgjikë.

Nisma e ndërmarr 1 vit më parë është kurorëzuar me diplomimin e një studenteje. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit së bashku me Ambasadorin e OSBE-së dhe disa studentë diplomuar në universitete të huaja, kanë përcjellë dy studentë të tjerë për në këtë kolegj.

Jozefina Topalli: “Kolegji Europian i Bryzhit (Bruges) është një ndër universitetet më prestigjioz të Europës. Në mënyrë të veçantë për përgatitur një staf të ardhshëm që tashmë është bërë pjesë e brendshme e Kuvendit të Shqipërisë, kështu që pas një viti Parlamenti i Shqipërisë do ketë stafin më profesional”.

Studentet e shkëlqyer të punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe dy studentët që do të nisen për studime në Kolegjin Europian, u përshëndetën nga ambasadori i OSBE-së për kontributin që ata do t’i japin vendit të tyre.

LSI: Kritika MASH për tekstet shkollore

Sokol Axhemi: “Një shqetësim i madh është në këtë ditë edhe përgatitjet që po bëni për lëvizjen e personelit mësimdhënës dhe mbushjen e institucioneve të dijes me njerëz të pa kualifikuar. Për më tepër është e dukshme në zonat rurale, por ky virus politik shfaqet edhe në zonat urbane nëpërmjet transferimeve të pa motivuara dhe të njëpasnjëshme të mësuesve të kualifikuar që çuditërisht them për opinionin publik kanë bindje të ndryshme nga partia në pushtet”./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Montazh: Vilma Halilaj