Presidenti i Republikës, Bamir Topi, bën apel për zgjedhje të lira dhe të qeta, vetëm 12 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, të cilat pritet të jenë dhe një test për integrimin e vendit. Kreu i shtetit Topi i ftoi gratë që të japin kontributin e tyre në funksion të ekuilibrave në zgjedhje, pasi ato janë mesazheret më të mira për shoqërinë shqiptare.

Bamir Topi: “Shoqëria shqiptare ka shume, shumë nevojë që zgjedhjet e datës 28 të zhvillohen vërtetë të lira, të zhvillohen në një klime të qetë, ti largohemi në mënyrë definitive episiodeve violente që ndodhin diku, e qe duhet të dënohen nga të gjithë dhe mbi të gjitha të tregojmë që zgjedhjet e datës 28 do të jenë një arritje e rëndësishme për Shqipërinë, mbas së cilës rruga drejt Bashkimit Evropian pa diskutim që nuk do të jetë një rrugë e ngushtë, nuk do të jetë një rrugë me kthesa, por do të jetë një bulevard i gjerë”.

Mesazhe të qarta për politikën shqiptare ka përcjell dhe ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch. Gjatë një ceremonie të diplomimit të 50 garave, të trajnuara gjatë projektit për pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor 2009, Bosh ka kërkuar se zgjedhjet e ardhshme duhet të arrijnë standardet e kërkuara.

Robert Bosch: “Në kuadër të vendimit të djeshëm për të shtyre afatin e aplikimit për kartat, unë u bëjë thirrje qytetareve që nuk e zotërojnë një letërnjoftim të vlefshëm të shkojnë dhe të aplikojnë dhe gjithë atyre që kanë aplikuar të shkojnë dhe të tërheqin karat e tyre, nuk ka kohë për të humbur”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani