Ne prag të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka qenë në Kroaci, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit. Çështja kryesore gjatë bisedimeve me Presidentin, Mesic, kryeministrin Sanader, homologun e saj, Bebic dhe ministrin e jashtëm Jandrokoviç, ka qene integrimi i dy vendeve ne Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sfidat që i presin.

Sipas kryetares së kuvendit Topalli tashmë të dy vendet i ndan vetëm një muaj nga një ngjarje historike e cila do t’i japi siguri dhe garanci.

Jozefina Topalli:Sot që ne flasim 18 vende që kanë depozituar në Uashington instrumentet e ratifikimit të protokollit të NATO-s. Në momentin që të gjithë instrumentet nga vendet anëtare të kësaj Aleance do kenë mbyllur procesin e depozitimit. Unë mund të them se ne do të mbledhim  menjëherë parlamentin për të bërë ratifikimin e protokollit të NATO-s të Kroacisë ndërkohë që në parlamentin e Shqipërisë, ju e dini se në parlamentin e Shqipërisë kanë nisur procedurat për këto marrëveshje, po diskutohen në komisionet përkatëse. Padyshim unë dua të theksoj edhe një herë se roli që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur në gjithë këtë proces ka qenë themel dhe i jashtëzakonshëm.”

Bashkëpunimi i dy vendeve në fusha të ndryshme, kryesisht në ekonomi, ishte një tjetër çështje e prekur gjatë këtyre takimeve, ku palët u fokusuan kryesisht në sektorin e energjetikës. Ndërsa kryeministri Sanader ripërsëriti edhe njëherë premtimin për liberalizimin e vizave mes Kroacisë dhe Shqipërisë brenda këtij viti./tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi

Montazh: Vilma Halilaj