Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka bërë apel klasës politike shqiptare që të dalë përtej debatit të ditës dhe të bashkëpunojë në mënyrë që të mundësojë reformën në drejtësi, pa të cilën, sipas kreut të shtetit, lëvizja e lirë e qytetarëve nuk mund të arrihet.

Bamir Topi: “Procesi i shumëdëshiruar i lëvizje së lirë të njerëzve është i kondicionuar në mënyrë të veçantë në reformat dhe sidomos reformat në fushën e drejtësisë. Ne vazhdimisht jemi të orientuar për të përmendur numrin e nevojshëm të cilësuar 84, që mund të quhet numri magjik i disa ligjeve shumë që realizohen në parlament, por kjo kërkon patjetër një vullnet, një vullnet i cili duhet shprehet.”

I pranishëm në analizën e përgjithshme gjyqësore ishte dhe ministri i Drejtësisë, i cili shprehu mbështetjen e qeverisë për problematikat e këtij sistemi.

Bujar Nishani: “Desha ta shfrytëzoja këtë moment këtë rast për tu adresuar gatishmërinë e qeverisë shqiptare, të ministrisë së Drejtësisë në emër të saj. Për të bërë të gjitha përpjekjet maksimale për të forcuar dita ditës, për të konsoliduar  dita ditës, për të rritur dita ditës kontributet dhe investimet e ministrisë së Drejtësisë dhe të qeverisë dhe të qeverisë shqiptare më këtë aspekt. Që ministria e Drejtësisë në zbatim të një politike të ashpër të deklaruar publikisht dhe të përcaktuar të qeverisë shqiptare po punon ngushtësisht me ministrinë e Financave për të riparo dhe marrë njohë vendim të ri në lidhje me sistemin e pagave të gjyqtarëve të shkallës së Parë dhe të Apelit.”

Në panel u diskutua dhe mbi sigurinë e gjyqtarëve, nevojën e përmirësimit të infrastrukturës si dhe transparencën ndaj publikut./tvklan.al