Dita e parë e shkollës solli trafik të rënduar në disa akse rrugore në kryeqytet.

Shoqërimi i fëmijëve nga prindërit me makinat e tyre, e shtoi fluksin në orët e para të ditës se sotme.

Në kryqëzimin e 21 Dhjetorit qarkullimi u bllokua për disa minuta me radhë.

Edhe auto – ambulancat nuk arritën të çanin.

tirane-makina

Numri i shtuar i policëve rrugorë nuk e shmangu bllokimin.

Krahas fluksit të makinave, trafiku u rëndua edhe si pasojë e bllokimit të një pjesë të sheshit “Skënderbej”. Devijimi i qarkullimit për shkak të punimeve ka bërë që trafiku të zhvendoset në zonën e Unazës.

Tv Klan