Policia Kufitare e Durrësit dhe Guardia Di Finanza italiane ditën e mërkurë kanë gjetur përballë zonës së Kallmit, 64.5 kg kanabis e ndarë në 7 pako.

Sipas burimeve nga policia e Durrësit bëhet me dije se droga u gjet 5 milje larg nga bregu.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës,  identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al