Të paktën 13 minatorë kanë gjetur vdekjen, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të gazit metan në një minierë qymyri në Çeki.

Pjesa më e madhe e viktimave janë minatorë polakë, të cilët punonin për një kompani shtetërore. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 800 metra nëntokë, në një minierë pranë qytetin lindor të Karvina, në kufi me Poloninë.

Një prej drejtuesve të kompanisë për të cilën punonin viktimat, i cituar nga BBC tha se operacioni i kërkimit për të mbijetuar po vështirësohej nga zjarri.

“Fatkeqësisht kemi arritur në një pikë ku ishte e pamundur për të vijuar përpara, sepse zjarri po përparonte dhe nuk ishte e mundur të shihje”.

Pritet që gjatë ditës së premte në vendin e ngjarjes të shkojnë dy kryeministrat, ai çek dhe homologu i tij polak. kreu i qeverisë çeke, Andrej Babis në një postim në Twitter e konsideroi shpërthimin në minierë një tragjedi të madhe dhe njoftoi se parlamenti do të mbante një minutë heshtje për viktimat.

/tvklan.al