Lajme Arkiva 2004
Tragjedi në një familje në qytetin e Laçit. Gjyshja dhe nipi janë djegur si pasojë e një zjarri që përfshiu njërën prej dhomave të familjes Ruçi. Mrikë Ruçi 57 vjeç dhe Elvis Ruçi 7 vjeç. Kanë mundur t’ju shpëtojnë flakëve të zjarrit, duke mos u lënë mundësi mjekëve të ndryni për ti shpëtuar.
Mendohet se zjarri është shkaktuar nga një qiri i harruar ndezur ndërsa në banesë mungonte energjia elektrike gjatë natës.
Prindërit e 7-vjeçarit e kanë kuptuar tepër vonë se kishte rënë zjarr dhe zjarrfikëset nuk kanë mundur dot të bëjë asgjë edhe pse kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë e gjithë shtëpia është shkrumbuar.
“Rreth orës 4:00 kam nigju zhurmën e djalit të viktimës dhe babës së viktimës, këta në momentin që unë dëgjova zhurmën tu thy xhamat dhe tu i bërtit Eli, Eli djalit të vet. Nuk kishte asnjë lloj mundësie shpëtimi tjetër për arsye se kishte dalë flaka anë e mbanë. Kur dal shof flakën dhe unë menjëherë ndez makinën dhe shkoj te policia se s’kisha numër telefoni të zjarrfikëses. Shkoj te policia unë dhe ata kishin lajmëruar zjarrfikësen, por mbaroi çdo gjë këtu”./tvklan.al