Të paktën 94 persona, përfshirë edhe fëmijë kanë ndërruar jetë dhe 26 të tjerë raportohen të zhdukur pasi një traget u përmbys në brigjet veriore të Mozambikut.
Zyrtarët në Nampula thanë se 5 persona ishin shpëtuar nga rreth 130 që besohet se ishin në anije. Sekretari i Shtetit i Nampula, Jaime Neto tha se ata po ikin si pasojë e shpërthimit të kolerës.
“Për shkak se trageti ishte i mbipopulluar dhe i papërshtatshëm për të transportuar pasagjerë, përfundoi duke u fundosur,” tha Neto.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, trageti po lundronte nga Lunga për në ishullin e Mozambikut. Nampula ka qenë një nga vendet më të prekura nga shpërthimi i kolerës, i cili është përhapur në disa vende në Afrikën Jugore që nga Janari i vitit të kaluar.
Sipas UNICEF-it, shpërthimi aktual është më i keqi në 25 vjet. Që nga Tetori 2023, Mozambiku ka raportuar 13,700 raste të konfirmuara dhe 30 vdekje./tvklan.al