Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
“Rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”,
thotë Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, apo identiteti i viktimës dhe të plagosurve.
/tvklan.al