Presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi dërgimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në kampin e ndalimit në Gjirin e Guantanamos. Kampi ndodhet brenda territorit të bazës ushtarake amerikane në Kubë dhe pritet të strehojë 30 mijë emigrantë të jashtëligjshëm.

“Kemi 30 mijë shtretër në Guantanamo për të dënuar të huajt e jashtëligjshëm që janë kriminelë nga më të këqinjtë që kërcënojnë popullin amerikan.”

Plani është pjesë e përpjekjeve për të dëbuar të gjithë emigrantët e jashtëligjshëm, që mendohet të jenë rreth 11 milionë në total. Trump i akuzon ata si përgjegjës kryesorë për shtimin e kriminalitetit në vend.

Kampi i ndalimit në Guantanamo u ngrit në vitin 2002 nga presidenti i kohës George Bush për burgimin e militantëve ekstremistë të kapur gjatë fushatave ushtarake amerikane kryesisht në Afganistan e Lindjen e Mesme, pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. Kampi mori famë të keqe për shkak të keqtrajtimit të të burgosurve nga ushtria ameirkane.

Tv Klan