Rruga e ideve për të ardhmen e Partisë Socialiste Shqiptare në sektorin e Arsimit ka vazhduar të kristalizohet në qytetin e Durrësit, në një takim me mësues dhe pedagog të këtij qyteti. Kryetari i Partisë Socialiste Shqiptare Edi Rama ka vazhduar fazën e dytë të “Dialogut me Shqipërinë”. Gjatë këtij takimi Rama ka premtuar se Partia Socialiste do të ndryshojë raportet mes arsimit profesional dhe atij të përgjithshëm

Edi Rama: “Përkundër 19 fëmijëve që hyjnë në arsimin e mesëm të përgjithshëm është vetëm 1 që shkon në arsimin profesional.”

Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh se forca politike që forca politike që ai drejton do t’i japë ndryshim të ri sistemit arsimor në Shqipëri duke bërë të mundur punësimin përmes arsimit të duhur.

Edi Rama: “Pushteti nuk është qëllim në vetvete. Pushteti është mjet për të realizuar qëllimet dhe ky është një nga qëllimet e mëdha, të ndryshojmë rrënjësisht arsimin dhe kushtet e arsimimit në Shqipëri.”

Turi i ideve për të ardhmen, për arsimin do të vazhdojë edhe gjatë muajit tetor./tvklan.al