Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI” kryeministri Edi Rama njoftoi të pranishmit se nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të gjuhës shqipe.

Rama tha se Gjuha Shqipe kërcënohet nga barbarizmat që gjejnë hapësirë në rrjetet sociale, teksa theksoi se është detyrim mbrojtja e të mos lejohet që gjuha jonë të degradojë deri në pikën që të mos mundet të rikuperohet më.  

Kryeministri tha se fjalori i Gjuhës Shqipe do të hidhet për konsultim të gjerë publik, teksa e konsideroi si një pjesë të “rezistencës” për të mbrojtur Gjuhën Shqipe.

Klan News