Një turiste 74-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Ngjarja ka ndodhur në Radhimë të Orikumit rreth orës 11:05. Policia e Vlorës sqaron se gruaja kishte hyrë në det dhe më pas kishte humbur ndjenjat.
74-vjeçares iu dha ndihma e parë nga pushues të rastit, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Ajo është identifikuar nga policia me inicialet R.M nga Çekia.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.
/tvklan.al