Kandidatët e opozitës janë duke udhëhequr rezultatet paraprake të zgjedhjeve të kësaj të diele që prej orës 7 te mëngjesit të kësaj të diel në Turqi po mbahen zgjedhjet lokale. 61 milionë votues do të zgjedhin krerët e 390 bashkive. Në garë janë kandidatë nga 34 parti politike, ndërsa në mbarë vendin janë vendosur më shumë se 200 mijë qendra votimi.

Erdoan votoi në këto zgjedhje së bashku me bashkëshorten e tij në Stamboll. Pikërisht në këtë qytet pritet të mbahet edhe beteja më e fortë mes partisë së tij dhe opozitës. Kandidati i Partisë Laike Republikane Popullore në Stamboll, kryebashkiaku aktual Ekrem Imamoglu, po kërkon të zgjidhet për një mandat tjetër. 

Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis Imamoglu dhe aleatit të Erdoganit, Murat Kurum, ish-ministrit të Planifikimit Urban. Votat e së dielës sipas analistëve mund të përforcojnë kontrollin e Erdoganit mbi Turqinë, ose të sinjalizojnë ndryshim në peizazhin e ndarë politik të ekonomisë kryesore në zhvillim. Një fitore e Imamoglu rrit pritshmëritë që ai të bëhet një udhëheqës kombëtar i ardhshëm.

Tv Klan