Në Peshkopi ka nisur shpërndarja e fondeve për banorët e dëmtuar nga tërmeti i një muaji më parë.

Drejtori i emergjencave civile, Alfred Olli, ka ndjekur nga afër këtë proces. Ai tha se janë përshpejtuar procedurat për regjistrimin dhe kalimin e vlerës për çdo kryefamiljar në numrat e llogarive bankare.

Alfred Olli: “Deri tani janë bërë 550 transferta nga Banka Kombëtare Tregtare, janë kryer verifikimet për rreth 650 banorë si dhe presim që gjatë ditës së sotme të ketë një fluks njerëzish të cilët mund të shkojnë shifrat deri në 850, të verifikuar dhe të gatshëm për tu trajtuar pastaj nga BKT dhe degët e bankave tjera.”

Shume shtëpi u dëmtuan nga tërmeti, por menjëherë u morën masa për të sistemuar familjet e prekura.

Brenda një kohe të shkurtër është bërë dhe lëvrimi i fondit për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve./tvklan.al