Kthimi i Barcelonës në “Kamp Nou” është shtyrë për shkak të një rregulli të UEFA-s.

Gjigandët spanjollë i kanë kaluar 18 muajt e fundit duke luajtur në ‘Estadio Olimpico’, ndërsa stadiumi i ri i tyre iu nënshtura një rinovimi me vlerë 1.5 miliardë euro. Impianti i ri ka një kapacitet prej 104,000, vendesh nga 94 000 ndërsa është shtuar një çati, lokal luksoz si edhe shkallë lëvizëse të reja.

Drejtuesit shpresonin që të kthehen në stadiumin e tyre në fund të vitit. Por rregullorja e UEFA-s përcakton që klubet nuk mund të ndryshojnë stadiumet para përfundimit të fazës së Ligës së Kampioneve që përfundon në 29 janar.

Barcelona ka konfirmuar se nuk do të kthehet në “Kamp Nou” të paktën deri në mes të shkurtit. Për më tepër që problem është edhe kostoja logjistike për mirëmbajtjen njëkohësisht të të dy impianteve. Kështu sfidat kundër Valencias, Alaves dhe Atalantas tani do të zhvillohen në “Estadio Olimpico”.

Sipas Mundo Deportivo, ndeshja e parë në “Kamp Nou” pas kthimit mund të jetë ose sfida e La Liga-s më 16 shkurt kundër Rajo Vajekanos, ose një sfidë e raundit play-off-it të Ligës së Kampioneve. Rinovimet në impiant do t’i sjellin Barcelonës 30 milionë euro më shumë të ardhura çdo vit.

Blaugranat janë në krye të tabelës së La Liga-s, gjashtë pikë më shumë se Real Madrid. Ndërsa kanë luajtur një ndeshje më shumë. Në Ligën e Kampionëve, ata kanë fituar tre nga katër përballje dhe pozicionohen në vendin e gjashtë në tabelë.

Klan News