Ukraina u kërkoi aleatëve të NATO-s që të heqin kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë për të goditur objektivat në Rusi. Në Samitin e NATO-s presidenti ukrainas Volodomyr Zelenksy kjo do të ndryshonte lojën në luftën e saj me Moskën.
“Nëse duam të fitojmë, nëse duam të shpëtojmë vendin tonë dhe ta mbrojmë atë, ne duhet të heqim të gjitha kufizimet. Unë fola për këtë me partnerët, me liderin e Mbretërisë së Bashkuar, me Presidenti i Shteteve të Bashkuara, me Sekretarin e Përgjithshëm dhe do ta ngre këtë temë me fakte shumë konkrete.”
Megjithatë, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë të ketë më shumë kontroll për t’i goditur objektivat thellë brenda territorit rus veçanërisht avionët luftarakë që i përdor ushtria ruse për të hedhur bomba në Ukrainë. Disa baza ajrore, ku ruhen ata avionë, ndodhen rreth 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Stoltenberg tha se Ukraina ka të drejtë me ligj ndërkombëtar ta mbrojë veten nga forcat pushtuese ruse, por duke kryer sulme të ligjshme ndaj objektivave ushtarake në Rusi dhe mënyra sesi Ukraina mund t’i përdorë armët që i dhurohen, u takon vendeve anëtare të NATO-s të vendosin.
Disa vende i kanë dhënë leje Kievit t’i përdorë armët e tyre për sulme brenda Rusisë, derisa disa të tjera kanë thënë se armët e dhuruara nga to mund të përdoren vetëm brenda Ukrainës. SHBA-ja dhe Gjermania i dhanë leje Ukrainës të kryejë sulme të kufizuara dhe të caktuar brenda territorit rus me armët e tyre.
Anëtarët e NATO-s lëshuan një deklaratë në mbështetje të Ukrainës në samitin në Uashington, duke premtuar ndihmë shtesë 40 miliardë eurosh brenda vitit të ardhshëm dhe duke u zotuar të mbështesin rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.
Klan News