Në 30 vitet e fundit është ulur me 34% përhapja e virusit
Në 30 vitet e fundit është ulur me 34% përhapja e virusit HIV në nivel global. Por ndërkohë është vërejtur rritje e të prekurve nga sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, si Sifilidi, Gonorrhea, Clamidia dhe herpesi gjenital.
Universiteti i mjekësisë në Cleveland të SHBA ka kryer një studim, duke marrë për bazë statistikat botërore nga vitit 1990-2019 të grupmoshës adoleshenciale deri 24 vjeç.
Afrika subsahariane është ende zona me e prekur ne botë nga HIV Aids, ndërkohë që mesatarja botërore në 1990 ishte 34.5% për 100 mijë banorë ndërsa në vitin 2019 kjo shifer ka zbritur në 22.7%.
Ndërsa për sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme mesatarja në vitin 1990 ishte 6983 raste për 100 mijë banorë, dhe në vitin 2019 ka arritur në 7088, duke pësuar rritje domethënëse.
Ekipi studimor vë në dukje se ilaçet antiretrovirale kanë ndikuar në uljen e infektimit nga HIV Aids, por shifrat tregojnë se duhen nisur programe të edukimit seksual për adoleshentet, në mënyrë urgjente pasi përhapja e sëmundjeve të tjera seksuale ngre shqetësim të madh.
Klan News