Ekspertët shprehen se dieta ushqimore është e rëndësishme për shëndetin mendor dhe atë fizik.
Zakonet e të ngrënit dhe stresi shpesh janë të lidhura me njëra-tjetrën. Një studim i fundit ka shqyrtuar lidhjen që ekziston midis stresit dhe konsumimit të ushqimeve, veçanërisht të ushqimeve që konsiderohen të dëmshme, por që konsumohen për të ulur stresin.
Njerëzit gjatë periudhave stresuese drejtohen drejt ushqimeve të shpejta, me shumë kalori. Studimi tregon se stresi mund të promovojë modele të parregullta të ushqyerjes.
Por ekspertët këshillojnë disa artikuj ushqimorë që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të qetë dhe të largoni stresin.
Përfshini në dietën ushqimore, produkte të pasura me anti-oksidues si manaferrat dhe agrumet. Ushqime që përmbajnë vitaminën C, si kungulli, shalqiri dhe farat e lirit.
Çokollata e zezë ka një efekt qetësues pasi përmban anti-oksidues.
Gjithashtu, studimet kanë treguar një efekt pozitiv të Vitaminës B në sistemin nervor. Në fakt, të gjitha ushqimet e pasura me vitaminë B si peshku, vezët dhe perimet ndihmojnë në reduktimin e ankthit.
Ushqimet e pasura me probiotikë do të ketë një efekt qetësues në tru. Kosi përmban probiotikë, të cilët mund të kenë një efekt pozitiv në shëndetin e trurit dhe nivelet e ankthit.
Mjaft e rëndësishme është edhe një gjumë i mirë dhe i qetë gjatë natës./tvklan.al