Dy vajzat binjake të një ushtaraku shqiptar, i cili ndodhet me mision në detin Egje, festojnë sot 11-vjetorin e lindjes. Në pamundësi për të qenë pranë tyre, rreshteri Edmond Caraj ka zgjedhur që vajzat e tij të vogla t’i urojë sëbashku me kontigjentin e XI me anë të kësaj fotoje. Ushtarakët mbajë në duar një fashë, ku shkruhet “Edjona dhe Elisa, Kontigjenti i XI, Egjean Sea Guardian ju uron: Gëzuar 11 vjetorin e lindjes tuaj”.

Ishte Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila e postoi këtë imazh në rrjetet sociale. Sëbashku me foton, Xhaçka uroi gjithashtu vajzat e rreshterit, ndërsa shprehu vlerësimin e saj për të gjithë ushtarakët shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit, ashtu sikurse familjet e tyre.

“Ky është urimi prekës i një babai nga misioni në detin Egje për vajzat e tij binjake Edjona dhe Elisa, të cilat mbushin 11 vjeç. I bashkohem urimit të rreshter Edmond Carajt dhe kontingjentit të XI në Egje, duke i uruar shëndet dhe suksese në mësime dy vajzave të tij të mrekullueshme. Respekt ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në misionet jashtë vendit dhe mirënjohje të veçantë familjeve të tyre që sakrifikojnë po aq sa të dashurit e tyre”,

shkruajti Ministrja Xhaçka

./tvklan.al