Muzeu i Historisë do t’i heqë monumentin
Vala e dhunës kundër simboleve historike në Shtetet e Bashkuara ka prekur edhe monumentin e ish-presidentit Theodore Roosevelt, i cili drejtoi vendin për 2 mandate, duke nisur nga viti 1901.
Ky monument i ndodhur pranë Muzeut amerikan të Historisë në New York do të hiqet. Protesutesit anti-racizëm e kanë sulmuar disa herë gjatë protestave të tyre, për shkak të simbolikës që përcjell.
Presidenti Roosevelt ndodhet mbi kalë dhe me këmbë e ndjekin një indigjen dhe një afro-amerikan. Kjo, sipas protestuesve, simbolizon superioritetin e racës së bardhë që në këtë monument përfaqësohet nga Roosevelt mbi kalë, duke treguar një kategori shoqërore të lartësuar.
Drejtuesit e muzeut vendosën heqjen e monumentit, ndërsa kryebashkiaku Bill de Blasio e mbështeti vendimin, duke thënë se monumenti i tregon njerëzit me ngjyrë dhe indigjenët si të nënshtruar.
Pre e dhunës anti-raciste gjatë protestave për vrasjen nga policia të afro-amerikanit George Floyd kanë rënë edhe simbole të tjera historike deri tek zbuluesi i kontinentit amerikan Cristoforo Colombo.
Tv Klan