Lajme Arkiva 2003

Pas takimit me përfaqësuesit e komisionit hetimor, Bashkia e Tiranës ka deklaruar nëpërmjet kryetares Vali Bizhga se do të jetë në dispozicion të hetimit, duke kërkuar me këmbëngulje zbatimin e ligjit.

Vali Bizhga: Ekipi hetues i Bashkisë së Tiranës dhe kryetari Edi Rama janë në dispozicion të plotë të hetimit prlamentarë, por kërkojnë dhe do të kërkojnë deri në fund me këmbëngulje dhe rigorozitet zbatimin e përpikët të ligjeve të republikës së Shqipërisë në funksion të këtij hetimi. Duhet të na vihej në dispozicion rregullorja e komisionit hetimor dhe theksuam se pa u njohur me rregulloren dhe kuadrin ligjor, brenda të cilit ky komision realizon aktivitetin ë tij dhe procedon në zbatim të ligjit, ne nuk mund të bëjmë hapa përpara. Ju bëj me dije zotërinjve të nderuar se përgjigjen e kërkesave të këtyre të fundit do ta marrin me shkrim në një kohë sa më të shpejtë. Kjo kohë nuk mund të diktohet në forma të padënueshme ultimative, por duhet përcaktuar në bazë të rregullave të procedimit për këto raste si edhe të rregullave administrative mbi bazën e të cilave funksionon institucioni ynë.

Përsa i takon mbylljes së dyerve të bashkisë një ditë më parë nënkryetarja Bizhga tha se Bashkia e Tiranës nuk ka cenuar statusin e deputetit, por nuk ka lejuar dhunimin e institucionit deri sa përfaqësuesit e komisionit hetimor të sqaronin statusin e tyre ligjor./tvklan.al